U-library ofrohet nga Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit telematik universitar”.
Për t’u njohur me manualin e përdorimit (Klikoni këtu) Për të aksesuar bibliotekën Online klikoni këtu https://ulibrary.rash.al/
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në bibliotekën digjitale JSTOR.
Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85.000 libra dhe 2 milion dokumenta në 75 disiplina. Kjo bibliotekë digjitale u krijua për të ndihmuar bibliotekat dhe botuesit akademikë të konvertojnë punimet e shtypura në format digjital, të cilat do të ruhen për brezat e ardhshëm.
Falë marrëveshjes së finalizuar, biblioteka digjitale JSTOR do t’i japë mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore si ajo e biznesit, teknologjisë, ekologjisë, botanikës, shkencave natyrore dhe atyre sociale, drejtësisë, historisë, trashëgimisë kultuorore, gjuhëve të huaja etj.
Për më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/
Për të hyrë në JSTOR nga jashtë rrjetit të UT duhet të :
COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në këto baza të të dhënave:
COBISS+ është krijuar për të gjithë përdoruesit: kërkuesit shkencorë, nxënësit, studentët, prindërit, profesorët, pensionistët. Për të gjithë ata, që kërkojnë informacione dhe materiale (edhe ato elektronike), të cilat janë në dispozicion në bibliotekat e Shqipërisë.
Për të aksesuar biblikotekën COOBIS+ (https://plus.al.cobiss.net/opac7/bib/search)