Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke për vitin akademik 2020-2021.

Njoftim !
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke për vitin akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie,
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
– PhD (1 semestër);
– Staf për mësimdhënie (5+2 ditë);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Masaryk për studentët klikoni në adresën:
Për më shumë informacion për mobilitetet për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://czs.muni.cz/…/staff-from…/teaching-at-mu/erasmus-icm
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
I gjithë aplikimi është online.
Për të aplikuar online klikoni në linkun:
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët i gjeni në linkun:
*Lista e notave që duhet të bashkëngjisni, duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze (të ngarkohet si një dokument i vetëm).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik i gjeni në linkun:
Afati për aplikim: 15 Mars 2020
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].
Gjithe te mirat !